Wednesday , July 28 2021

“Shvercerat” e Shkupit nuk lejohen të udhëtojnë në Shqipëri, nga organet maqedonase (foto)

jë incident ka ndodhur në pikat e kalimit kufitar nga Maqedonia, ku policia shqiptare nuk ka lejuar tifogrupin ‘Shvercerat’ nga Maqedonia që të hyjnë në vendin tonë.

Shqiptarët nga Maqedonia do të shkonin në Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që luhet në orën 20:45.

BalkanWeb shkruan se ‘Shvercerat’ janë ndaluar në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri nga frika se mos shkaktonin trazira në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Kjo në kuadër të masave të përforcuara që ka marrë policia, për shkak të dyshimeve se mund të kishte sulm terrorist nga ekipit izraelit.

Ndryshe, lideri i “Shvercerave” Omer Bunjaku, në profilin e tij ka akuzuar strukturat e sigurimit të Maqedonisë për padrejtësinë që po i bëjnë këtij gruoi tifozësh, pasi edhe pas kërkesës së ndihmës nga funksionarët shqiptarë në DSK, problemet po vazhdojnë.

received_1641211126177462

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *