Sunday , June 24 2018

Shutkë: Partnerja e Kryetarit të komunës emërohet Kryetare e Këshillit komunal

Bashkëshortja e pakurorizuar e Kryetarit të Shuto Orizarës (komunë rome e Shkupit) Kurto Dudush, Fatima Osmanovska, është emëruar Kryetare e Këshillit komunal, shkruan Fakte. Osmanovska ka ardhur në krye të këshillit vetëm disa muaj pas zgjedhjeve, pasi u shkarkua kryetari që sapo ishte zgjedhur, Gjegje Demirovski.

Ky nuk është rasti i vetëm i nepotizmit në komunën e Shuto Orizarës. De.irovski pa shkarkimit nga kreu i këshillit e ka humbur edhe funksionin e këshilltarit. Në vend të tij në Këshill ka hyrë Sunita Sali, e cila është bashkëshorte e këshilltarit tjetër të LSDM-së, Izmir Sali.

Kryetari aktual i komunës që nga fillimi u ndoq nga dkandale, ndërsa më eklatanti ishte ai kur publikisht kërkoi nga qytetarët ta vktojnë ate, nëse duan në të ardhmen të mos paguajnë gjoba ndaj policisë për gabimet që do t’i kishin bërë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.