Thursday , April 22 2021

SHTRETËRIT E GJUMIT I SHKELIN ME ÇIZME !

Shkruan: Qenan Aliu
Të dashur miq, të nderuar lexues,
….Aksionet policore dhe bastisjet në familjet shqiptare të Karadakut ,sdo mend se këtë pushtet e demistifikojnë definitivisht të poshtër dhe se është pushtet skajshmërishtë i pistë, që moti e kemi të notuar.
Kudo në botë krimi ndjeket,por për çdo veprim të organeve dhe pjestarëve të sajë që posedojnë armë, gjërat jan të rregulluara me ligj dhe udhëzime tjera.
Por, nuk mundë ta kuptoj që sipas informacioneve në mediat sociale të bastisen shtëpija në fashatrat e Karadakut dhe të vihen në pranga p.sh. një plak 80 vjeçar, apo invalid në Haraçinë.
Kjo është e pakuptimtë. Si është e mundur që ata që duhet tu përgjigjen organeve të mos u dërgohet ftesë. Madje çka gjetën specijalcat në shtëpitë e bastisura, dhe fundja çka mund të gjejnë në vatrat që ky pushtet me politikat publike koruptive, vatrat tona i solli në teh të egzistencës sociale.
Një herë moti z. Ali Ahmeti pat deklaruar se ne e mposhtëm një regjim kur PPD- ja ishte në qeveri ,kur një xhandar e ka prishur një pazarë, e kishte fjalën në Bit pazar. E vërtetë z. Ahmeti.
Por sot, jo një xhandar por ekspedita të gjata të specijalcave shkatrojnë dyert e vatrave të familjeve shqipatre pa zbardhur drita, ata shkelin mbi shtretërit e nënave , grave e motrave tona me çizmet e tyre të përgjakura. Sot traumatizohen fëmijë duke fjetur në gjumë me ëndrat e tyre për një të nesërme më të mirë.
Dhe fundja pse këto bastisje, çka gjetën e çka kërkojnë ata.
Ju dëshironi ta çvendosni vëmendjen e opinionit diku tjetër, tek frika, ta tensiononi akoma më shumë edhe ashtu këtë situatë të nderë.
Pse, të mos ju shiqojmë drejt në sy, të mos ju pyesim, që tju lemë rehat akoma të na vjedhni . Kjo nuk mundet, ne të varfër dhe të malltretuar psigjikisht, për shpërdorimet tuaja në dëm tonin do tju kërkojmë llogari .
E pra ky është regjimi i juaj z. Ahmeti, që nuk mund të ndaheni nga ortaku Gruevski./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *