Saturday , January 23 2021

Shteti ndanë mbi 6 milion euro ndihmë plotësuese, ndërsa në Hasanbeg asfaltohet vetëm 1 km rrugë!

Edhe 6 milion euro ndahen për sanimin e fshatrave Hasanbeg, Stajkovcë dhe vendet tjera të prekura nga vërshimet e fundit ku bilanci ishte disa të vdekur dhe shumë dëme të mëdha materiale. Vetëm 3 milion euro nga kjo shumë janë ndarë nga buxheti i Maqedonisë, 2.5 milion nga buxheti i qytetit të Shkupit dhe 500 mijë euro nga Komuna e Gazi Babës, transmeton Zhurnal.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski gjatë nisjes të asfaltimit dhe rekonstruimit të rrugës Alija Avdoviq në vendbanimin Hasanbeg. Ai ka bërë të ditur se gjithësej 10 milion euro do të investohen në përmirsimin e infrastrukturës për vendbanimet e prekura nga vërshimet. Ndërkoh ndërmarrja publike “Rrugë dhe rrugica” deri më tani ka asfaltuar 1 km rrugë në vendbanimin Hasanbeg dhe 1 km në vendbanimin Stajkovcë.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski ka theksuar se për një kohë të shkurtër infrastruktura rrugore është kthyer në gjendjen e mëparshme, madje në disa vende është dukshëm më e mirë.

Megjithatë nga dita e sotme do të fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Bërnjacë, pas një jave në Shtracincë dhe në rrugën kryesore në vendbanimin Inxhikovë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Trajkovski duke shtuar se para dy ditëve ndërmarrja publike “Makedonija Pat”, ka filluar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Çento.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *