Thursday , August 5 2021

Shtete të BE-së bllokojnë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë (Dokumenti)

Ngy burime zyrtare në Bruksel, Makfax ka siguruar dhe ka publikuar një dokument non-paper, në të cilin disa shtete të BE-së kërkojnë të mos hapen bisedime për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë, respektivisht Shqipërisë, shkruan Fakte. Sipas informacioneve, pas këtij dokumenti nuk qëndrojnë të gjitha vendet e BE-së, por të njejtin e përkrahin ato vende që kundërshtojnë më ashpër procesin e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Në të, si datë e mundshme për hapje të bisedimeve përmendet pranvera e vitit 2019.
Raporti për IRJM-në tregon se nuk ka përparim thelbësor në zbatimin e ‘Reformave urgjente dhe prioritare’. Nevojitet depolitizim i administratës publike (“Shtet i robëruar”), reformat në sistemin e drejtësisë “sapo kanë filluar”, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz, ndërsa kapacitet për ta luftuar ate kanë mungesa të mëdha si dhe ndërhyrje politike” thuhet përveç tjerash në dokument.
Më tej në mënyrë të qartë thuhet se nuk janë plotësuar kushtet për hapje të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe IRJM-në, duke potencuar angazjim më të madh për perspektivën evropiane të këtyre dy vendeve.
Edhe vetë Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një paraqitje televizive ka deklaruar se nuk e kemi përkrahjen nga Franca dhe nga Holanda. Mirëpo, sot, Qeveria ka dalur me qendrim se “pjesa më e madhe e vendeve të BE-së përkrahin hapjen e bisedimeve, pas zgjidhjes së problemit me emrin, edhepse në Bruksel ka dilema për zgjërimin“. Zëvendëskryeministri për çështjen e integrimeve, Bujar Osmani, ka publikuar se plani reformues “3-6-9” është realizuar mbi 90%, mirëpo në praktikë shumë pak, ose pothuajse aspak nuk është vërejtur ndryshim. Institucionet vazhdojnë të jenë të partizuara dhe të politizuara, si dhe në masë të madhe joprofesionale por të diktuara nga partitë në pushtet. /FAKTE.Net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *