Saturday , January 23 2021

SHTETAS TË MAQEDONISË ARRESTOHEN NË ELBASAN SI PJESË E NJË NARKO GRUPI

Policia në Elbasan ka shkatërruar një grup të organizuar nga Shqipëria dhe Maqedonia, kontrabandistë të drogës, transmeton Fakte.

Gjatë operacionit “Domosdova”, specialistët e Sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, sekuestruan gjashtë kilogramë kanabis, dhe vunë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas kumtesës së policisë, janë arrestuar Muzafer Saliu, 37 vjeç, banor në fshatin Studeniçan Maqedoni, Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banor në fshatin Rrajcë, Vjolinda Rozani, 30 vjeçe, banore në Korçë, Aleksansdër Tërpevski, 30 vjeç, banor i Shkupit.

Policia gjendet në kërkim pas personit I.A, 54 vjeç, banor i fshatit Rrajcë, në banesën e të cilit u gjet edhe lënda narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga I.A, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, kalibër 7.65mm.

Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *