Wednesday , November 14 2018

Shtesa për fëmijën e tretë: Shqiptarët 46%, maqedonasit 33% shfrytësues

Elmi Aziri nga ASH në konferencë për shtup sot tha se shfrytëzues më të mëdhenj të ndihmës finansiare për fëmijën e tretë janë familjet shqiptare me 45.6 %., percjell Fakte.

”Shprehur në përqindje, 45.6 % janë familje shqiptare që e pranojnë këtë subvencion, 33.1 % janë familje maqedone, 7.8 % janë familje turke, 9.4 % janë familje rome. Sinqerisht nuk do të kisha dashur dhe nuk do të dua ta besoj se shifrat në këtë tabelë statistikore janë argumenti kryesor se pse Qeveria tenton që ta eliminon këtë formë të ndihmës sociale- pohoi Elmi Aziri, ASH.

Edhe profesori Izet Zeqiri ka ngritur zërin për reformat në mbrojtjen sociale. Në profilin e tij në fejsbuk ai ka shkruar se kjo masë që propozohet nuk mund të krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë mbi 8 mijë denar. Ai madje shton se masat e deritanishme  kanë pasur efektin e vetë në rritjen e natalitetit ku në mesatare janë ruajtur lindjet në 8 vitet e fundit nga viti 2010 deri në 2017, 23 mijë e 342 lindje në vjet. Gjithashtu Zeqiri shkruan se gjykuar në bazë të numrave të të lindurve Qeveria ndoshta i frikohet natalitetit të shqiptarëve sepse shtesat për fëmijën e tretë dukshëm e kanë nxitur natalitetin e shqiptarëve, veçanërisht në regjionet dhe komunat ku jetojnë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.