Thursday , November 15 2018

Shtesa për fëmijën e tretë, Ministrja Carovska tallet me qytetarët: Nuk është ndëprerë, është “modifikuar”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe pjesmarrësitë në krijimin e reformave në mbrojtje sociale edhe një herë përsëritën se kjo e drejtë nuk shfuqizohet por vetëm se transformohet.

”Kjo e drejtë transformohet në një pagë të njëhershme për fëmijën e parë, të dytë dhe tretë për shkak se kjo është masë demografike dhe jo sociale. Të gjitha analizat dhe hulumtimet të organizatave ndërkombëtare, organizatave vendase, opinioni i akademikëve treguan se masa “fëmija i tretë” nuk i dha efektet demografike dhe nuk e rriti natalitetin në Maqedoni- tha Milla Carovska, ministre e Punes dhe Politikave Sociale.

Shuma e të drejtës do të mbetet e njejtë duke pasur parasysh se shfrytëzuesit e njejtë tani do të kenë qasje deri te më shumë të drejta. Ato janë të ardhurat e garantuara minimale, shtesa për fëmijët dhe për arsim. Përmbedhja e këtyre të drejtave është e barabartë me të drejtën shtesë për fëmijën e tretë- pohoi Maja Gerovska Mitev, profesoresh.

Shtesa për fëmijën e tretë do të zëvendësohet me ndihmë të njëherëshme  e cila do të bartë shumën prej 60 mijë denarësh, për fëmijën e dytë 20 mijë denarë ndërsa për fëmijën e parë vetëm 5 mijë denarë.

Opinioni ka ngelir i habitur me deklaratën e ministres e cila ndërprejen e ndihmës nuk e quan ndërprerje, por e quan “transformim”, sikur qytetarët janë budallenj dhe nuk kuptojnë. Në rrjetet socile madje tallen me Carovskën duke e krahasuar me deklratat e Presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili bindshëm përsërit se “ndryshimi i kufijve” nuk është ndryshim, por korrigjim./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.