Friday , April 23 2021

Shtëpitë e përmbytura në Çair, në mëshirë të fatit

Lagjet që pësuan nga shiu i një jave me parë akoma nuk janë vizituar nga autoritetet dhe as që iu është ofruar ndonjë ndihmë konkrete, transmeton Fakte.  Nga Kornuna e Çairit, lagjet e së cilës ishin me të prekurat nga rreshjet e shiut arsyetohen se nuk kanë pasur kërkesa per ndimë nga banorët dhe se sipas tyre në rastet e këtilla duhet të intervenojne edhe nga Drejtoria per mbrojtje dhe shpëtim.

“Në Komunën e Çairit deri me tani nuk ka pasur kërkesa nga ana e banorëve per veprim në demer e shkaktuara, ndersa dje ka mbërritur vetëm një kërkesë nga nje banore qe ka pesuar dëme nga reshjet e së shtunës, ajo kërkesë është duke u shqyrtuar. Do të formohet komisioni dhe sot ose neser ekipi koordinues do te del ne terren per te vleresuar gjendjen”, njoftuan nga Komuna е Çairit.
Nga Drejtoria per mbrojtje dhe shpetim thone se nuk jane lajmeruar nga Komuna e Cairit per intervenim në lagjet e dëmtuara, sepse sipas ligjit, pa informimin dhe kërkesën e pushtetit
lokal, kësaj drejtorie nuk i lejohet ndërhyrja.
Кuг ndodhin kësi rastesh, e para intervenon Komuna, nëse ajo nuk ka kapacitet atëherë kalon në duart e Qytetit të Shkupit e cila posedon mjete per tejkatimin e këtyre situatave dhe nëse as kjo nuk mund të ndihmojë mjartueshëm arëherë thirret Drejroria per mbrojtje dhe shpëtim. Nuk erdhi fjala deri tek ne që të intervenojmë dhe të iu ndihmojmë Komunave apo
Qytetit”, deklaroi Dragan Jovanovski, Keshilltar per përmbytje në Drejtorinë per mbrojtje dhe shpëtim.
Ndërkaq banorët janë ata të ciiet i pësojnë më së shumti këto situata. Sipas tyre pushteti nuk interesohet asnjëherë per ta, përveç se në kohën e zgjedhjeve. “Nuk kishim ku të hyjmë atë natë, as ku të ulemi, ulëset ishin të gjitha këtu lartë”.
Asnjëherë nuk mundemi të shkojmë diku kur dëgjojmë se do të bie shi duhet të rrimë në shtëpi. Nuk mund t’i lejmë se këro gjëra me para po i blejmë, a hidhen vit për viti gjitha mobiliet?”.

“Asnjëherë, asnjëherë askush nuk ka ardhur. E kanë lënë këtë pjesë për askund, përse nga ana tjetër e urës nuk ka kësi problemesh”,

“Vetëm kur ka zgjedhje vijnë nga Komuna këtu, na lavderojnë e kuedi cfarë ndërsa kur kryhen ato punë ja prej në zgjedhje e këndej, nuk e di të vijnë një njeri nga Komuna dhe të na
i pyes si e kemi hallin”.
Ndryshe dëmet e shkaktuara nga reshjet e së shtunës në disa lagje të Çairit vijnë si pasojë e mungesës së rrjetit të kanalizimit atmosferik në këto lagje./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *