Wednesday , October 24 2018

Shtëpitë e ndërtuara prej vitesh për serbët në Rahovec shkatërrohen pa u shfrytëzuar

Ende pa banuar askush, këto shtëpi janë kthyer në këtë gjendje.

Në fshatin Zaçishtë të komunës së Rahovecit gjatë vitit 2005, janë ndërtuar 34 shtëpi për familjet serbe, të cilët do të ktheheshin në këtë fshat, raporton KTV.

Ky projekt kishte nisur nga Ministria për Kthim dhe Komunitete në kohën kur në krye të Qeverisë ishte Bajram Kosumi.

Ministria thotë se arsyet që familjet nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre janë sulmet që banorët shumicë kishin ushtruar mbi banorët serbë.

“17 familje janë kthyer në Zaçishtë në shtëpitë e reja dhe ishin cak i sulmeve të shpeshta dhe provokimeve nga ana e komunitetit shumicë. Rruga drejt fshatit nuk ishte rregulluar dhe kishte vështirësi të arrihet te shtëpitë e të kthyerve. Sipas fjalëve të tyre, nga frika për sigurinë e vet, nuk guxuan të vazhdojnë të jetojnë në Zaçishtë”, thuhet në përgjigjen e MKK-së.

Ndërkaq, kryetari i fshatit, Enver Kabashi, mohon se dikush është kthyer në ato shtëpi ndonjëherë dhe se akuzat për sulme nga banorët e fshatit, sipas tij, janë të pavërteta.

Edhe komuna e Rahovecit thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë sulm mbi këto shtëpi dhe se familjet nuk kanë dashur të kthehen për arsyet e tyre.

Ky projekt, buxhetit të Kosovës i kishte kushtuar rreth 2 milionë euro.

Në gjithë Kosovën shtëpi të tilla për komunitetin serbë janë ndërtuar gjithsej 180, por shumë pak janë banuar nga ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.