Tuesday , December 18 2018

Shtêpia e Kongresit të Manastirit, në gjendje të mjerueshme (foto)

Shtëpia Muze e Kongresit të Alfabetit në Manastir kërkon nevojën për ndërhyrje dhe restaurim emergjent, për shkak të gjendes së rënduar nga pamja e jashtme.
Sot gjatë vizitës së këtij objekti me rastin e 110 vjetorit të Alfabetit të gjuhës shqipe, një pamje e zymtë kishte kapluar këtë shtëpi muze me mure të çara, fasadë në rënie dhe hapësira të uzurpuara, informon INA.Në gjendje të mjerueshme ishte edhe pjesa e prapme e objektit, e uzurpuar dhe e pushtur nga mbeturinat dhe gjësende të ndryshme. Në pjesëm ballore vijojnë të jenë dyqanet e një afaristi që ka uzurpuar hapësirën e kësaj shtëpie simbol për shqiptarët.
Ministri i ri i Kulturës, Asaf Ademi thotë se jo vetëm me fjalë, por me vepra do të ndryshon pamja dhe mirëmbajtja e këtij objekti historik për shqiptarët.
“Në objektin e muzeut të alfabetit në Manastir nuk do të ketë më dyqane me veprimtari të tjera, por të gjitha hapësirat do të shfrytëzohen nga muzeu”, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se ka arritur marrëveshje me pronarët e dyqaneve.

Lidhur me gjendjen e mjerueshme në pjesën e jashtme, por edhe hapësira të brendshme, ministri Ademi tha se janë siguruar fondet që do të shërbejnë për mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e plotë të Muzeut të Alfabetit. Megjithatë kjo pritet të shihet se a do të nis gjatë vitit të ardhshëm. Një investim i paralajmëruar vite më parë nga ministrja e kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka ngelur vetëm një premtim bosh, pasi që asgjë s’është ndërmarrë në drejtim të rikonstruimit të këtij objekti historik për gjithë shqiptarët. (INA)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.