Saturday , January 19 2019

Shtatë të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Teheran

Një aeroplan për dërgesa me të paktën dhjetë persona në bord është rrëzuar afër kryqytetit iranian, Teheran, kanë raportuar mediat lokale.
Udhëheqësi i Departamentit iranian për Emergjenca, Pirhossein Kolivand, ka thënë për televizionin shtetëror se shtatë trupa të vdekur janë gjetur nën rrënojat e aeroplanit më 14 janar, duke shtuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe për persona tjera.

Ushtria iraniane ka thënë se aeroplani i tipit, Boeing 707 ka qenë duke bartur mish nga Kirgizia dhe ka pasur ulje urgjente në Aeroportin Fath, afër qytetit Karaç, në lindje të Teheranit.

Aeroplani “është larguar nga pista gjatë uljes dhe është kapluar nga flakët pasi është përplasur me një mur në fund të pistës”, është thënë në një deklaratë.

Televizioni shtetëror ka shfaqur disa fotografi të tymit në zonën ku është rrëzuar aeroplani.

Ende nuk është bërë e ditur se në pronësi në kujt është aeroplani.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se aeroplani i përket Kirgizisë, mirëpo një zëdhënëse e Aeroportit Manas, në afërsi të kryeqyteti Kirgiz, Bishkek, ka thënë se aeroplani i përket linjës iraniane Payam Air.

Sipas saj, aeroplani është rrëzuar në Iran, pasi është nisur nga Aeroporti Manas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *