Thursday , April 22 2021

Shtabi partiak në shkollë: BDI kërcënon gazetarin e Tv Shenja (video)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur një shtab zgjedhor në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” , institucion edukativo-arsimor ky që gjendet në lagjen Duqangjik të Komunën e Çairit. Ekipi i televizionit SHENJA tentoi të kap pamje nga ky shtab, mirëpo u pengua nga anëtarët e këtij subjekti politik të cilët qëndronin brenda në shtab.  Ata fillimisht thanë se për të inçizuar duhet të posedojmë leje. Pastaj, pas një bisede telefonike me struktura tjera partiake, ata filluan të kërcënojnë se nuk guxojmë publikojmë ndonjë inçizim.

“Ska asgjë këtu para. Po nuk mund të afrohen brenda, si do të afrohen brenda. Ne a budall jemi?!  Shif mos inçizon me telefon ky çfarë flet. Jo, jo. Jam duke pritur numër. Shife djalo, mos gabo vetëm po të tregoj, mos gabo diçka të bëjsh, jo vetëm shkurt. Mos gabo diçka të inçizosh, se di sa më kupton, mua të më inçizosh edhe del diçka, jo vetëm kështu. Unë s’jam si dushman s’di sa më kupton, unë sikur njeri po të them mos gabo të më inçizosh diçka e të del , jo kryeredaktorin…”

Të pyetur për rastin në fjalë, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se ata nuk janë kompetent të kujdesen rreth vendit të shtabeve zgjedhore gjatë fushatës, por ato janë kompetent vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, edhe pas tentativave të shumta për të rënë në kontakt me ministrin e Arsimit, Pishtar Lutfiu, i cili është nga radhët e BDI-së, nuk arritëm të marrim një përgjigj për këtë skandal.

Teuta Buçi /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *