Thursday , November 15 2018

Shqiptarja shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi

Elina Xhengo, 16-vjeçe, është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor. Me origjinë korçare, lindur e rritur në Halkidiki, 16-vjeçarja Elina Xhengo nderon sot gjithë Greqinë, përderisa garon me ngjyrat e vendlindjes dhe jo të origjinës. Lajmi ka bërë bujë në median greke, madje programi “To kuti tis Pandoras” arritjen e Xhengo e konsideron si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit, në kufirin greko-shqiptar.

Elina Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m. Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

8cf30a6a 3048 4a91 9ed1 69e3fcded0c1

Media greke thekson dhe dobësinë e sistemit ligjor grek, sidomos në trajtimin e brezit të dytë të emigrantëve, pasi, megjithëse Elina Xhengo është lindur e rritur në Greqi, arriti të bëhet shtetase greke vetëm vitin e kaluar, kur ishte 15-vjeçe dhe atlete e arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.