Tuesday , April 20 2021

Shqiptarët tentojnë të vjedhin komisariatin e policisë në Francë

Një lajm i pazakontë vjen nga Franca dhe protagonistë janë dy shqiptarë. Mediat lokale raportojnë se ata u arrestuan pasi tentuan të vidhnin godinën e gabuar, atë të policisë.

Ngjarja ndodhi në provincën Ecully, pjesë e Lionit. Dy shtetasit shqiptarë të moshës 32 vjeç dhe 23 vjeç, u ngjitën nga muri në ndërtesën e Policisë Shkencore, objekt që ruhet 24 orë me kamera, transmeton albeu.

Shqiptarët kishin si synim të vidhnin kompjuterët e zyrave, por plani i tyre dështoi. Ata u identifikuan nga policia dhe u arrestuan. Nesër do të dalin para gjykatës së Lionit për masë sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *