Thursday , August 5 2021

Shqiptarët hyjnë në Qeverinë e re të Malit të Zi, Tuzi bëhet komunë

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i cili e ka fituar një vend në Parlamentin e Malit të Zi, adhe Partina Demokratike Socialiste e kryeministrit Milo Gjukanoviq kanë arritur mattëveshje për bashkëqeverisje, raporton Zëëri i Amerikës nga Podgorica.

Marrëveshja është arritur pasi koalicioni shqiptar dhe Partia Demokratike Socialiste janë pajtuar që Tuzi, i banuar me shumicë shqiptare, të shpallet komunë e pavarur, më së largu deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Me marrëveshje parashihet që kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, i cili  ishte pjesë e koalicionit, ta ketë postin e ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Mali të Zi.

Ndërkohë, deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me mbështetjen e 42 deputetëve gjithsej 81 deputetë që i ka ky kuvend.

Zoti Nimanbegu e ka bërë betimin para deputetëve në gjuhën shqipe

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” përbëhet nga tri parti politike shqiptare: Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Dushko Markoviq, pritet ta publikojë zyrtarisht përbërjen e Qeverisë së re të Mal të Zi, në fillim të javës së ardhshme.

output_grkovd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *