Thursday , April 22 2021

Shqiptarët heqin sheshin “Adem Jashari” në veri të Mitrovicës

Banorët shqiptarë kanë filluar para pak çastesh largimin e sheshit “Adem Jashari”, në veri të Mitrovicës.

Ata me një pironar janë duke e hequr sheshin që në fakt është një vazo e betonit me një diametër prej 1.5 metra dhe që ndodhet në udhëkryqin kryesor në lagjen e boshnjakëve, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, ky shesh ishte vendosur në korrik të vitit 2014 nga vetë banorët e këtushëm, në shenjë sensibilizimi për institucionet kundër veprimit të serbëve për vendosjen e statujës së “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *