Sunday , April 18 2021

Shqiptarët edhe më tej të padëshirueshëm në Agjencinë për film të Maqedonisë

Se sa projekte shqiptare do të miratohen dhe cili do të jetë buxheti i tyre do të mbetet një çështje diskutabile për aq kohë sa vazhdon të qëndrojë bosh vendi i anëtarit shqiptar në Këshillin drejtues të këtij institucioni, ashtu si edhe ai i anëtarit në Këshillin artistik, i cili do të jetë direkt i përfshirë në përzgjedhjen e projekteve fituese. Emërimi i anëtarit të ri, që po mbahet pezull prej tre vitesh, duhet të kryhet nga Qeveria, shkruan e përditshmja gazetë KOHA.

Shkup, 28 qershor – Për rezultatet nga selektimi i projekteve filmike në Agjencinë e Filmit të dorëzuara në afatet e konkurseve të çelura nga ky institucion, pritja do të vazhdojë për një pjesë pre aplikantëve, për shkak të shtyrjes së afatit të dorëzimit të projekteve, por edhe vonesave në selektimin e filmave. Për konkursin që ka të bëjë me serialet televizive, afati është shtyrë deri më 7 korrik, ashtu siç sqaron vetë Agjencia, për shkak të kompleksitetit të konkursit dhe kohës më të gjatë që nevojitet për të bërë gati dokumentacionin e duhur.

Ndërsa lidhur me rezultatet e konkursit të mbyllur më 5 maj, për financimin e projekteve me interes nacional nga veprimtaria kinematografike për vitin e ardhshëm, ende nuk janë publikuar, edhe pse selektimi duhej të kishte përfunduar dy javë më parë.

Sesa projekte shqiptare do të miratohen dhe cili do të jetë buxheti i tyre do të mbetet një çështje diskutabile për aq kohë sa vazhdon të qëndrojë bosh vendi i anëtarit shqiptar në Këshillin drejtues të këtij institucioni, por edhe i anëtarit në Këshillin artistik, i cili do të jetë direkt i përfshirë në përzgjedhjen e projekteve më të mira. Emërimi i anëtarit të ri, që po mbahet pezull prej tre vitesh, duhet të kryhet nga Qeveria, e cila sipas rregullores së AF ka në kompetenca emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues, por edhe financimin e këtij institucioni.

Nga artistët shqiptarë ky institucion është apostrofuar shpeshherë për mbështetjen e vogël që i jep krijuesve të kësaj sfere, por edhe promovimit të kineastëve të rinj. Ankesat kryesisht janë lidhur me numrin e vogël të projekteve të miratuara, mesatarisht 4-pesë projekte në vit, por edhe me buxhetin e vogël me të cilin janë financuar këto filma, kryesisht filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë.

“Emërimi në bordin drejtues, ashtu si edhe në këshillin artistik janë çështje që kanë mbetur të hapura. Janë propozuar emra, por duhet të zgjidhen kuadro adekuatë, sidomos në këshillin artistik, profili i të cilit duhet të lidhet me veprimtarinë filmike, apo ngjashëm”, thotë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhdin Shehapi.

Ndërsa në Qeveri ende nuk kanë ndonjë emër konkret për anëtarin e bordit drejtues, përveç se duhet të zgjidhet nga sfera e ekonomisë, apo drejtësisë. Po ashtu nuk kanë asnjë sqarim lidhur me vonesën, apo edhe me ndonjë afat konkret lidhur me këtë çështje.

Agjencia e Filmit është një institucion në të cilin numri i punonjësve shqiptarë është relativisht i vogël. Gjatë këtyre viteve janë bërë dy punësime, ndërsa me skadimin e mandatit të anëtarit shqiptar të bordit drejtues, nuk u bë asnjë zëvendësim.

Nga artistët shqiptarë ky institucion është apostrofuar shpeshherë për mbështetjen e vogël që i jep krijuesve të kësaj sfere, por edhe promovimit të kineastëve të rinj. Ankesat kryesisht janë lidhur me numrin e vogël të projekteve të miratuara, mesatarisht 4-pesë projekte në vit, por edhe me buxhetin e vogël me të cilin janë financuar këto filma, kryesisht filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë, shkruan e përditshmja gazetë KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *