Wednesday , August 4 2021

Shqiptarë pjesë e ‘Agimit të Artë’?! Ja deklarata…

Një nga temat më të diskutuara të kësaj jave ka qenë koncerti që këngëtari grek, Notis Sfakianakis, ka mbajtur në Tiranë ditën e djeshme.

Ky koncert u shoqërua me rebelimin e shumë shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, të cilët kërkonin bojkotimin e tij, pasi Notis ishte mbështetës i partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”, e cila është shprehur kundra shqiptarëve. Ky debat është hapur edhe në studion e “Zonë e Lirë”, ku Arian Çani e ka pyetur regjisorin dhe aktorin Laert Vasili, i cili ka jetuar dhe punuar për 20 vite në Athinë se “Përse u tërbuan patriotët nga Notis që erdhi në Tiranë?”, përcjell Fakte.

“Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë”, është shprehur Laerti, duke i shokuar të gjithë me këtë deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *