Wednesday , October 24 2018

Shqipëria, parajsa e fshehur

Shqipëria si destinacion evropian i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Vendi i shqiponjave po promovohet kudo në botë si një thesar që pret për t’u zbuluar dhe promovimi i saj dhe nga turistët e huaj ka bërë që Shqipëria të jetë në agjendën e vendeve turistike mjaft të pëlqyera e cila ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm.

Së fundmi “Must Do Travels” komuniteti më i madh dhe një influencues i lartë i udhëtimit për promovimin e turizmit në mbarë botën ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër, shkruan “ATSH”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi citon sajtin “Must Do Travels” që shkruan: “Shqipëria është thjesht spektakolare”, ndërsa i referohet sajtit si një nga komunitetet më të mëdha të udhëtimit, që ka publikuar një video për Shqipërinë të vlerësuar si “parajsa e fshehur” dhe “zemra e Mesdheut”, përcjell albinfo.ch.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.