Wednesday , December 12 2018

Shqipëria nuk lejoi hyrjen e qindra grekëve në vend

Rreth 100 persona, përgjithësisht me kombësi greke nuk janë lejuar të futen në territorin shqiptarë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimorë të Konstandinos Kaçifas në Bularat.

Në mesin e 80 personave që iu është ndaluar hyrja në Kakavijë dhe Qafe Bote, një pjesë janë shpallur “non grata” pas incidenteve në ditën e varrimit të Kacifas ndërsa të tjerët nuk e kanë bindur policinë kufitare për qëllimin e futjes së tyre në vendin tonë.

Po ashtu bëhet e ditur se ne mesin e atyre që nuk janë lejuar të futen në Shqipëri janë edhe 3 gazetarë grek.

Behet e ditur se te tjere greke qe nuk jane lejuar te shkojne ne Bularat, jane ndaluar edhe nga pala e policise kufitare greke.

Dokumentimi i meposhtem tregon arsyetimin qe iu eshte paraqitur shtetasve qe nuk u lejuan te futen ne Shqiperi. Ata konsiderohen si kercenim per sigurine publike, sigurine e brendshme, shendetin publik ose marredheniet nderkombetare te Republikes se Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.