Shqipëria nominon për ‘Oscar’ filmin ‘Krom’

Drama e realizuar nga Bujar Alimani, lidhur me një djalë i cili kërkon pavarësi në familje është zgjedhur nga Shqipëria për ‘Oscar’ në kategorinë e gjuhës së huaj, transmeton Fakte.

Filmi “Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012.

Ky film tregon për jetën e një djaloshi dhe vështirësitë me të cilat ai ballafaqohet për një jetë më të mirë, derisa kritikët e kanë vlerësuar me notë pozitive. Filmi tregon jetën reale në Shqipëri. Djaloshi largohet nga familja dhe punon në një minierë të kromit, kurse më pas përballet me shumë vështirësi.

Ky është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës.

Shqipëria ka paraqitur filma në kategorinë e gjuhës së huaj për ‘Academy Awards’ nëntë herë nga viti 1996, por kurrë nuk hyri në listën e ngushtë përfundimtare./Albinfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *