Monday , August 20 2018

Shqipëria miqësore me Italinë

Kombëtarja shqiptarja e futbollit për moshat U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje, shkruan TCH.

Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator.

Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.