Thursday , November 15 2018

Shqipëri: Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës. Viktima është 63-vjeçari Fatmir Hodo, percjell Fakte.

Mësohet se Hodo është kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk ka asnjë të shoqëruar lidhur me vrasjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.