Saturday , June 19 2021

Shqipëri, Ligji i ri, ja si do jetë përbërja e Prokurorisë Speciale dhe Byrosë së Hetimit

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, shihet si institucioni kryesor që do luftojë korrupsionin në vend. Por cilat do jenë kompetencat e saj dhe si do funksionojë? Sipas përcaktimeve në ligj, ajo do jetë e pavarur dhe madje e prokurorët kanë pavarësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj drejtuesve. Kompetencë e saj është krimi i organizuar dhe korrupsioni. Prokuroria Speciale përbëhet nga një drejtues i prokurorisë dhe nga prokurorët të posaçëm, transmeton Fakte.

Prokuroria e Posaçme mbështetet nga departamente, në përputhje me ligjin. Hetuesit dhe oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit drejtohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokurorët e Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kandidatët për prokurorë të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme duhet të përmbushin parakushtet e sigurisë të Nenit 8. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pa përmbushur parakushtet e sigurisë, kushtet e aftësive profesionale dhe parakushtet shëndetësore. Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose nga Autoriteti i Sigurisë Kombëtare nuk

mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme/ ndërsa s ai takon Byrosë së Hetimit, ajo është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme. Byroja ka në përbërje të saj Shërbimet e Policisë Gjyqësore sipas ligjit. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimet e Policisë Gjyqësore mbikëqyren dhe veprojnë vetëm nën drejtimin e prokurorëve specialë të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët për punonjës apo oficerë të shërbimeve të policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshi drejtorin, zëvendës drejtorin, hetuesit,

punonjësit dhe personat pranë shërbimeve të policisë gjyqësore, duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë verifikimin e personalitetit dhe heqjen dorë nga e drejta për privatësi në telekomunikime dhe llogari financiare, të firmosur nga kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes. Një kandidat nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit, apo në shërbimet e policisë gjyqësore pranë saj, pa përmbushur kriteret dhe pa iu nënshtruar kushteve të sigurisë./Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *