Thursday , April 22 2021

Shqipëri: Kapen 4.2 tonë kanabis në Shqipëri, arrestohen 31 persona

Policia e Shqipërisë ka kapur 4.2 tonë kanabis në një depo, në të cilën po punonin 31 persona në procesin e drogës.

100 policë kanë rrethuar një zonë në Rrëshen. 22 persona janë arrestuar në vendin ku po thahej kanabisi derisa nëntë femra janë liruar, por do të përballen me akuza për përfshirjen në trafikim të drogës.

Ky fakt u bë i ditur nga blutë pas peshimit të lëndës narkotike proces ky që zgjati dy ditë.
Peshimi i plotë i drogës ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, ndërsa është bërë e ditur se lënda narkotike e sekuestruar është e llojit kanabis. E gjithë sasia e droges së kapur pritet që të asgjesohet nga policia me anë të djegies.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se përsonat të cilët u kapen në flagrancë, duke punuar brenda laboratorit të droges ishin të gjithë të punësuar prej të pakten një muaj.

Sipas dëshmive që kanë dhënë para grupit hetimor ato mësohet të kenë rrëfyer se pagusheshin me nga 2 mijë lek të reja në ditë.
Policia nuk kanë mundur ende që të bien në gjurmet e pronarit të magazines Kastriot Reçi, ndërkohë që është bërë e ditur se po punohet intensivisht për arrestimin e tij.
Operacioni antidrogë i koduar “Befasia” zbuloi magazinën e kanabisit me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, ndërsa u arrestuan 22 persona dhe u proçeduan penalisht në gjendje të lirë 9 femra.

Frika për një rezistencë me armë nga ana e trafikantëve, ka bërë që policia e Lezhës të kërkojë dhe ndihmën e RENEA-s.

Në këtë operacion është shmangur policia lokale e qytetit të Rrëshenit, e cila çuditërisht nuk ka pasur informacion për këtë magazinë, që ndodhej në dalje të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *