Tuesday , January 19 2021

Shqipëri, burg edhe për statuse ‘të papërshtatshme’ ndaj Prokurorisë Speciale

Neni që dënon gazetarët në rast se cilësohen se po ushtrojnë influence të
papërshtatshme mbi punën e prokurorëve, është caktuar në dy
projektligje të paketës së Reformës në Drejtësi, transmeton Fakte. Neni i zbuluar në projektligjin “Per organizimin dhe funksionimin e institucioneve per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” rezulton të jetë vendosur edhe në projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Shqipëri.
Çështja bëhet akoma me e rëndë per faktin se projektligji i Prokurorisë
është miratuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi dhe është depozituar në Parlament. Nisma në fjalë, e miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Reformës, është regjistruar në Parlament me numër protokolli 2096, me date 29.06.2016.
Në projektligjin e organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë, neni që
penalizon gazetarët është emërtuar si neni 6 dhe flet per pavarësinë e
prokurorëve. Por neni i përfshirë në projektligjin e Prokurorisë është ende me evaziv në përcaktimin e masës së ndëshkimit, pasi përveç mediave, që në këtë rast cilësohen si ‘mjetet e informiacionit’, parashikon që ndëshkimi me burg deri në tre vjet të jetë edhe per “mjetet e tjera”.
Ky term lë mundësinë që “ndikim i papërshtatshëm” në punën e
Prokurorisë të cilësohen dhe mesazhet në rrjetet sociale “Facebook”, ‘Twitter”, apo çdo lloj rrjeti tjetër etj.

“Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me cdo lloj mjeti tjeter apo personave të tjerë, që cenon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”, thuhet në nenin 6 të ligjit./Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *