Monday , August 20 2018

Shqetësuese: Po braktisen foshnjet ! (video)

Lidhjet jashtëmartesore dhe kushtet jo të mira ekonomike janë disa nga arsyet që shtyjnë çiftet t’i braktisin fëmijët e tyre, përcjell Fakte.

Të qarat e kësaj foshnje po dëgjohen thuajse në gjithë repartin e Neonatologjisë.

Shëndeti i saj është i mirë, mirëpo asaj i mungon dashuria dhe përkëdheljet që vetëm prindërit mund t’i falin.

Ajo është braktisur qysh në minutat e parë të lindjes, dhe për të tash e sa ditë po kujdesën mantel bardhët e këtij reparti./T7

Drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci thotë se vetëm gjatë vitit 2017 janë pranuar 48 raste të fëmijëve të braktisur.

Shqetësuese për të vazhdon të jetë infrastruktura dhe mungesa e pajisjeve të ndryshme.

Vetëm gjatë vitit 2017 janë pranuar 48 raste të fëmijëve të braktisur, 36 prej tyre pas ndërhyrjes së punëtorëve social janë bashkuar me familjet, kurse 12 prej tyre kanë kaluar në kujdesin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Foshnjat e braktisura qëndrojnë për vetëm 28 ditë në klinikën e Neonatologjisë, përjashtim bëhet për ato që kanë problem me shëndetin, pas kësaj i mbetet qendrës për punë sociale t’i transferojë në SOS fshatin apo edhe në familjet strehuese.

Lidhjet jashtë martesore, kushtet jo të mira ekonomike janë ndër arsyet që shtyjnë shumë çifte t’i braktisin fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.