Sunday , October 21 2018

Shpresa Loshaj, shqiptarja në qeverinë e Kanadasë

Një nga rrëfimet e suksesit të diasporës shqiptare përshin Shpresa Loshajn që për pesë vite po punon në qeverinë e Kanadës.

Loshaj që është këshilltare për politikat e pronësisë intelektuale në Kanadë thotë se është e angazhuar edhe për të dhënë ndihmë në Kosovë, përcjell Fakte.

E ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Loshaj tregoi se po punon në një dokumentar lidhur me gratë gjatë luftës në Kosovë.

“Film dokumentar jam tu e bë për përvojat dhe rolin e gruas gjatë luftës në Kosovë sepse kur kam filluar në bisedë me gra e kam pa që gratë nuk kanë qenë viktima sikur paraqiten dhe nuk janë pjesë e narracionit të luftës tash”, tha Loshaj.

Ajo po ashtu tregoi se ka bërë një hulumtim shkencor që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe Kosovën.

“Edhe unë gjithmonë jam munduar të mbaj kontakt dhe të mësoj për Kosovën dhe kam bërë një hulumtim shkencor se sa ka mujt komuniteti ndërkombëtar me i ndihmu Kosovës të krijojë kapacitet institucional”, tha ajo./Kallxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.