Saturday , June 19 2021

Shpërthime në një fabrikë në Kragujevc, Një person ka vdekur, ndërsa 25 janë lënduar

Një person ka humbur jetën, tre persona janë në kërkim, ndërsa 25 janë lënduar sot gjatë dy shpërthimeve që kanë ndodhur në Entin teknik-të remontit në qytetin serb, Kragujevc, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, transmeton MIA.

Siç njofton Tanjug, personat e lënduar janë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe Njësitit të zjarrfikësve.

RTS paraprakisht njoftoi, se shpërthimet kanë ndodhur në fabrikën për remont të armëve.

Pas shpërthimit të parë ka shpërthyer një zjarr, gjatë shuarjes të së cilit është rrënuar çatia e objektit të kapluar nga zjarri dhe ka ngujuar disa persona. Gjatë zjarrit ka ndodhur edhe shpërthimi i dytë.

Shërbimi i Ndihmës së shpejtë në Kragujevc kumtoi se deri më tani janë pranuar 14 persona të lënduar, ndërsa ata të cilët kanë plagë nga zjarri menjëherë janë transferuar për mjekim në Qendrën emergjente të Kragujevcit.

Shefi i sektorit për situata të jashtëzakonshme i qytetit të Kragujevcit, Dragosh Radovanoviq deklaroi se nuk ka pasur arsye për evakuim të banorëve në lagjet të cilat ndodhen në afërsi të fabrikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *