Sunday , April 18 2021

Shpërthim në Australi: Sulmohet xhamia me qindra besimtarë në kohën e namazit

Në qytetin australian Perth, gjatë kohës së namazit është hedhur një mjet shpërthyer në një xhami në të cilën gjendeshin qindra besimtarë.

Derisa besimtarët morën pjesë në namaz, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, me ç’rast besimtarët janë larguar me shpejtësi nga xhamia, para të cilës kanë gjetur një veturë të përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Pas këtij sulmi, besimtarët kishin vërejtur disa grafite në muret e xhamisë që promovojnë gjuhë të urrejtjes, ku njëra ndër ta shante fenë Islame.

Në raportin e policisë thuhet se askush nuk është plagosur gjatë sulmit. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *