Wednesday , April 21 2021
New York City firefighters stand near the site of an explosion in the Chelsea neighborhood of Manhattan, New York, U.S. September 17, 2016. REUTERS/Rashid Umar Abbasi

Shpërthim i fuqishëm në New York, 29 të lënduar (Foto)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Manhattan të New Yorkut.

Sipas Daily Mail, nga shpërthimi janë lënduar të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe një bombë të dytë të mundshme, që dyshohet se ndodhet në një tenxhere me presion, transmeton Fakte.

Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, tregojnë shpërthimin që ndodhi në një lagje të pasur të New Yorkut.

Ndërtesa ku ndodhi shpërthimi përdoret kryesisht nga të verbrit e qytetit, për të banuar, mësuar dhe për shërbime të tjera.

Ngjarja është ende nën hetim, por e ardhur vetëm pak ditë pas 15-vjetorit të 11 Shtatorit dhe në një klimë të tensionuar elektorale është bërë menjëherë burim hamendjesh ku vend kryesor zë si zakonisht terrorizmi.

Banorët e verbër të ndërtesës janë duke qëndruar brenda sipas këshillës së policisë, por banorët e dy pallateve ngjitur janë larguar me urdhër evakuimi.

Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 8:30, sipas orës lokale.
249125

Fire rescue crews block off the street near the scene of an explosion in the Chelsea, New York, on 17 September 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *