Sunday , February 28 2021

Shpërthen një bombë në një koncert në Gjermani

Gjermania vijon të jetë objektiv i sulmeve të natyrës terroriste. Kësaj here një refugjat sirian ka shpërthyer një bombë në një koncert, duke mbetur i vrarë si dhe plagosi 12 persona tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, transmeton Fakte.

Një i vdekur dhe 12 të plagosur nga të cilët tre në gjendje të rëndë, është bilanci i një atentati me bombë në Ansbah në Gjermani. Viktima është vetë atentatori një refugjat sirian me problem psiqike të cilit sapo i ishte shtyrë vlerësimi për kërkesën e tij për azil. Lajmi është konfirmuar nga ministria e brendshme e cila shton se 27 vjecari synonte të shpërthente bombën në mes të turmës që po ndiqte koncertin, por bomba shpërtheu para kohe.
Ministri i Brendshëm bavarez Joakim Herman u shpreh se sipas mendimit të tij personal ky atentat është i natyrës terroriste. Më tej ai shpjegoi se kërkesa për azil e atentatoritishte refuzuar disa herë, dhe hera e fundit ishte një vit më parë. Por pavarësisht kësaj ai jetonte ende në Gjermani.
Në të kaluarën ai ishte përpjekur disa herë të vriste veten madje ishte shtruar dhe në spital psikiatrik, ndërsa dhe për policinë ishte emër i njohur për krime që lidheshin me drogën.
Sipas BBC bomba ishte vendosur në një cantë shpine, dhe mendohej të shpërthehej në një vend ku ndodheshin rreth 2500 persona. Kamikazi ishte përpjekur të futej brenda por agjentët e sigurisë nuk e kishin lejuar pasi nuk kishte një biletë.
Policia gjermane ka ngritur një komision special prej 30 specialistësh që do të hetojnë për atë që ka ndodhur. Qytetarëve dhe të pranishmëve në concert u ësht kërkuar që të dërgojnë sa më shumë footgrafi dhe video të vendngjarjes para dhe pas shpërthimit të bombës.
Gjermania nuk po arrin të zgjohet nga mkthi I nisur mbrëmjen e të premtes në Mynih e që vijoi edhe pasditen e së dielës ku një person për motive pasioni, sipas policisë, vrau një grua shtatzënë me armë të ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *