Tuesday , April 20 2021

Shpërthen Erdogan: BE nuk na do se jemi myslimanë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar në Stamboll se BE po mendohet me ngut se çfarë do të ndodhë nëse Turqia do të hapë dyert për refugjatë drejt Evropës, transmeton Koha.

Ai pastaj, ka thënë, njofton aljazzera.net, pse mendon që BE nuk e do Turqinë:

“Hej, Bashkim Evropian, ju nuk na pranoni për shkak se shumicën e popullatës sonë e bëjnë myslimanët. Nuk mund të dëshmoni se nuk është kështu. E këtë ma ka thënë hapur një ish – ministër francez i Punëve të Jashtme. Me mua atëherë ka qenë edhe Ahmet Davutoglu. Ka qenë një takim trepalësh dhe këtë na e tha hapur ministri. Ka thënë ‘juve nuk do t’iu pranojnë në Bashkimin Evropian, kot mundohuni’. E pyeta arsyen pse, e ai u përgjigj, ‘për shkak se jeni myslimanë’“, ka thënë kryetari turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *