Saturday , July 24 2021

Shpërthejnë rrjetet, Zekiri: O Bujar, ta hangsha loçkën! (Foto)

Funksionari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka shkaktuar rrëmujë në rrjetet sociale me një postim dedikuar zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, të cilin më herët e ka pasur një ndër shokët më të ngushtë, shkruan Fakte.

Reagimi i Zekirit si duket është shkaktuar nga qëndrimet e Osmanit në një emision debativ të sontëm, pas çka Zekiri ka shkruar në profilin e tij:

“O Bujar ta hongsha loçken …
Mere MO bashke me partin tende edhe hajt mos na shitni mo pallavra.
Spo ju vjen turp me fol!!!”, duke i bashkangjitur tekstit edhe një fotografi të shëmtuar.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, retorika e atyre që kërkojnë vota nga populli po ashpërsohet, duke shkelur edhe kufijtë e normales, ndërsa Zekiri bën betejën politike në këto zgjedhje për partinë maqedonase LSDM.

Ndryshe, Osmani dhe Zekiri kanë qenë bashkë në haxh para disa vitesh./FAKTE.Net

20161115_230920

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *