Wednesday , April 21 2021

Shpërndanin drogë në Tiranë, në pranga polici dhe bashkëpunëtori (video)

Policia e Tiranës ka ekzekutuar këtë të shtunë operacionin e koduar “Falko”, ku janë arrestuar në flagrancë një efektiv policie dhe bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 12.5 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga informacione të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, për ta transportuar drogën ai përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga uniformat blu.

Sipas burimeve, aksioni është kryer në rrugën e Elbasanit, afër rrethrrotullimit të Sanatoriumit. Në pranga ka rënë shtetasi Dashamir Qershori, 44 vjeç, lindur në fshatin Picall, me detyrë shofer në Departamentin e shërbimeve ndaj të tretëve në Policinë e Shtetit; dhe shtetasi Elton Elezi, 25 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *