Thursday , February 25 2021

Shpërndahen protestuesit, Kuvendi nuk e shqyrton sot demarkacionin

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të shpërndahen për shkak se demarkacioni me Malin e Zi nuk është paraparë të jetë në rend dite gjatë seancës plenare që po vazhdon.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar që do të jenë të gatshëm për ta ndaluar Kuvendit që mos ta miratojë këtë demarkacion, transmeton Fakte.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka treguar para protestuesve që Marrëveshja për demarkacion nuk është në rend të ditës.

Ai ftoi qytetarët që të jenë të gatshëm për protestën e radhës.

“Ne do ta ndalojmë këtë qeveri dhe këtë marrëveshje dhe nuk do falim tokën tonë. Kjo qeveri deshi të kontrabandojë me këtë por nga dje ajo e kuptoi që nuk e ka popullin pas. Është e domosdoshme që secili prej nesh me familje e me shok të jem vigjilent që të mos lejojmë që kjo, marrëveshje të kaloj”, tha ai./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *