Saturday , June 19 2021

SHOKUESE: Regjisori irakian fiton çmimin “Oscar”, Trump nuk e ka lejuar të hyjë në SHBA

Është duke u mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017” në sallën “Dolby” të Hollywood-it.

Në një sallë ku çdo i nominuar ishte i pranishëm për të pranuar çmimin nëse do ta fitonte, një mungoi!

Ai ishte regjisori irakian Asghar Farhadi, i cili u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, për filmin “The salesman”.

Por, ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk u gjend në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike.

Megjithatë ai letrën e mbylli me falënderime si dhe shpresën për një botë më të mirë, ku çdo njëri të jetë i lirë.

Regjisori irakian Farhadi nuk mundi dot të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të vendimit të presidentit Donald Trump lidhur me moslejimin e hyrjes së vizitorëve në SHBA nga shtatë vende myslimane të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *