Tuesday , March 2 2021
Hungarian Prime Minister Viktor Orban attends a news conference after a CSU party event in Kloster Banz near Bad Staffelstein, Germany, Wednesday, Sept. 23, 2015. Orban was invited by Seehofer to hold a speech at the Christian Social Party convention. (AP Photo/Matthias Schrader)

SHOKUESE/ Kryeministri hungarez: “Emigrantët janë helm, s’na duhen”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka përshkruar si helm ardhjen e azil kërkuesve në Evropë, duke thënë se vendi i tij nuk dëshiron dhe nuk ka nevojë për as edhe një emigrant të vetëm, transmeton Fakte.

Gjersa vrasja e një prifti në Normandy të Francës ishte e fundit në një varg sulmesh të dhunshme që po tronditin Evropën këtë verë, Orban ka ushqyer frika ndaj Lindjes së Mesme dhe emigrantëve afrikanë, si dhe i ka thurur lëvdata planeve të Donald Trumpit për politikën e jashtme të ShBA-së, shkruan e përditshmja më e madhe britanike, The Guardian, përcjell Express.

“Hungaria nuk ka nevojë për as edhe një emigrant të vetëm që ekonomia e saj të funksionojë, apo që popullata ta mbajë veten gjallë, apo që vendi të ketë një të ardhme,” tha ai në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin austriak, Christian Kem, në Budapest.

“Prandaj politika e përbashkët për emigracionin evropian nuk është e nevojshme: kushdo që ka nevojë për emigrantë, le t’i marrë ata, ama mos na detyroni neve t’i marrim ata, ne s’kemi nevojë për ta,” tha Orban.

Lideri popullist ka shtuar se “çdo emigrant përbën rrezik terrori, si dhe ndaj sigurisë publike.”

“Për neve, emigracioni nuk është zgjidhje por problem… s’është ilaç, por helm, s’kemi nevojë për të dhe s’do ta kapërdijmë,” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *