Wednesday , January 27 2021

Shokon gazetari Artan Hoxha: Informatorin ma ekzekutuan me plumb pas koke

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, duke folur për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ka lëshuar një tjetër bombë e cila sipas tij implikon policinë e shtetit, e cila sipas tij dekonspiron aksion. “Dy muaj pas një investigimi që unë dhe stafi i im kemi bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, jam kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën.  Informatori i cili më vuri në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë, ku trupi i tij është hedhur në anë të rrugës”, tha Hoxha. Por kush është personi për të cilin Hoxha flet në News 24 si i rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar dhe hedhur në rrugën nacionale? Ai tha sot se nuk do të japë emra, duke pretenduar se do flasë në shtator. Dyshimet të çojnë te ngjarja e 19 dhjetorit 2015 në fshatin Miras i Devollit, ku jani Jani Kollçinaku, i njohur si Landi i Mirasit, u gjet i vrarë me plumb pas koke në anë të rrugës nacionale Korçë-Devoll, ku sipas hetimeve të policisë ai ishte rrëmbyer diku tjetër dhe ishte ekzekutuar në vendin ku u gjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *