Wednesday , January 27 2021

Shokon Donald Trump: Kush ka armë të ndalojë Hillary Clinton-in

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka bërë një deklaratë shokuese. Ai është shprehur gjatë një takimi me mbështetës, se kush përdor armë zjarri, duhet të ndalojë zgjdhjen e Hillary Clinton Presidente të SHBA-së.

Ai tha se kandidatja demokrate do të shfuqizojë amendamentin e dytë, ligj i cili lidhet me mbajtjen e armëve të zjarrit.

“Hillary kërkon të shfuqizojë Amendamentin e Dytë,” tha ai, duke iu referuar një pjese të legjislacionit që aktivistët e të drejtave për armët pretendon se u jep atyre të drejtën të mbajnë armë.

Populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton“, deklaroi ai.

Ka mjaftuar kjo deklaratë e Trump që të reagojë menjëherë Hillary Clinton.

Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *