SHARE

Ky vend është syri i gjithë qytetit të Shkupit.

Çdo ditë shohim kamerat e vendosura nëpër rrugët e qytetit, por në këtë vend mblidhen të gjitha pamjet e tyre. Drejtori i Rrugëve dhe rrugicave Senad Smailoviç thotë se nga këtu mund të shihet se ku duhet të intervenohet për menaxhimin e semaforëve për ndonjë rast urgjent eventual.

“Ajo që deri më tani e kemi bërë dhe që do ta bëjmë në të ardhmen, do të vendosim dy VMS-a- shenja të mençura (smart) në të dy hyrjet e qytetit të Shkupit, që do të jenë tabela informacionesh për gjithë qytetarët që do të hyjnë në qytetin e Shkupit”, u shpreh Senad Smailoviq, Drejtor i NP Rrugë dhe rrugica.

Supervizori i qendrës për udhëheqje të kontrollit të trafikut, thotë se çdo ditë duhet të jenë syçelë për të parë, se në cilën rrugë ka më shumë komunikacion dhe të intervenohet.

Hristo Nan­çev thotë se kur ka kolona të gjata nëpër semaforë ai intervenon për të zhbllokuar komunikacionin.

“Kryhet intervenim në çdo udhëkryq ku ka nevojë, kur vërehet qëndrim më i gjatë i automjeteve nëpër udhëkryqe. Bëhet rritja e kohës së shenjës së gjelbër të semaforëve në korsitë ku vërehet qëndrim më i gjatë i automjeteve gjë që më së shumti vërehet në orët e mëngjesit dhe të pasdites në bulevardin “Kire Grigorov””, tha Hristo Nançev, supervizor në qendrën për udhëheqje dhe kontroll të trafikut.

Në gjithë qytetin ka qindra kamera që monitorojnë 24/7 të gjithë rrugët e Shkupit.

Drejtori i Rrugëve dhe rrugicave tha se shumë shpejt do rregullojnë edhe një komunikim me spitalet e qytetit, që kur të ketë raste emergjente që vijnë nga qytetet e tjera me ndihmë të shpejt, nga ky vend të kontaktojnë me ndihmën e shpejt për t’i treguar rrugën ku komunikacioni nuk është i dendur. Ai tha se me këtë gjë mund të shpëtohet jeta e dikujt.

SHARE