Wednesday , September 26 2018

Shkupi humbi derbin ndaj Vardarit, brohoritje antishqiptare në Maxhari

Skuadra e Shkupit ka humbur derbin kundër Vardarit në stadiumin “Boris Trajkovski” me rezultat 2-1 (0-1), në kuadrin e javës së pestë në LPFM. Golin debutues për cairasit e shënoi braziliani Serginho (minuta e 28-t) në pjesën e parë për rezultatin 0-1 me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Vardari barazoi përmes brazilianit të tyre, Lira (minuta e 53-t), që poashtu ishte gol debutues. Ndërsa pak më vonë (minuta e 63-t) Novak realizoi golin e dytë për 2-1.

Pas këtij goli, Vardari u tërhoq, kurse Shkupi u përpoq për të barazuar, megjithatë nuk ia doli, dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar.

Në fund të ndeshjes pati edhe ndërprerje prej disa minutav, për shkak të skandimeve antishqiptare.

 

Pas kësaj humbje, Shkupi renditet në vendin e parafundit me 2 pikë, kurse Vardari në vendin e tretë me 11 pikë.

Rezultatet, java e pestë
Shkëndija-Rabotnicki 6-2
Vardar-Shkupi 2-1
Pobeda-Renova 1-0
A.Pandev-Sileks 3-0
Makedonija GJP-Bellasica 0-0

Renditja: A.Pandev 12, Shkëndija 11, Vardari 11, Rabotnicki 9, Pobeda 8, Sileks 5, Renova 4, Sileks 3, Shkupi 2, Bellasica 2 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.