Sunday , July 22 2018

Shkup-Xhon Kenedi: Vjedhje e rëndë në banesë. Vidhen deviza, lap-top dhe “Swarowski”

Një lap-top, zbukurime të ndryshme nga ari, si dhe “Swarowski” bizhuteri, në vlerë prej 5 mijë euro, janë vjedhur dje nga një banesë në rrugën Xhon kenedi në Çair të Shkupit, shkruan Fakte. Vjedhjen e ka paraqitur L.S.(47) në stacionin policor Bit Pazar.

Vjedhësi ka hyrë brenda duke e hapur me kallauz bravën e derës, pas çka ka vjedhur gjërat e çmuara dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia po ndërmerr masa për kapjen e vjedhësit.

Vite me radhë Çairi dhe lagje tjera të banuara kryesisht me shqiptarë janë cak i plaçkitësve. Edhe kriminaliteti i natyrave tjera, si vjedhja e veturave dhe vrasjet janë në rritje të dukshme. Qytetarët ndjehen të pasigurtë, ndërsa policia vetëm përsërit premtimin se do të punojë në gjetjen e autorëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.