Thursday , February 25 2021

Shkup, tubim në përkrahje të Erdoganit

Po vazhdon ende tubimi në në Shkup, në mbështetje të presidentit turk Erdogan, transmeton Fakte.

Qytetarë turq, shqiptarë, maqedonas, romë dhe boshnjakë, vazhdojnë të qëndrojën të tubuar në Shkup, në mbështetje të popullit turk dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan të cilët u ballafaquan me një tentim për grusht shteti, më 15 korrik, ku edhe humbën jetën qindra qytetarë turq. Ata e dënojnë ashpër, siç thonë, tentimin e pandershëm të një grupi tradhëtarësh, të involvuar në ushtrinë e Republikës së Turqisë, të cilët tentuan që ta rrëzojnë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike.

Mbështetësit e presidentit Erdogan, shpresojnë që të gjithë të involvuarit në ketë tentim, të kapen dhe të dënohen ashpër. Familjeve të dëshmorëve u shprehin ngushëllime, ndërkaq të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ky tubim u organizua nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare turke në Maqedoni MATUSITEB. Në këtë tubim të pranishëm janë edhe Ambasadori turk Omur Sholendil, si dhe Kryetari i lidhjes së shoqatave joqeveritarë MATUSITEB, Tahsim Ibrahim, të cilët iu drejtuan masës. Poashtu në lidhje telefonike, do të paraqitet edhe zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim Kallën, i cili do t’u faleminderohet mbështetësve për perkrahjen.

Mbështetësit mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme në mbështetje të presidentit Erdogan, dhe kërkojnë kërkojnë edhe mbylljen e institucioneve të financuara nga Organizata teroriste FETO./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *