Thursday , December 13 2018

Shkup: Thehen xhamat e 6 veturave zyrrare të DSK-së

Gjashtë vetura zyrtare në pronësi të DSK-së, këtë mëngjes në orën 8 janë thyer në parkingun para MTV, thonë nga Ministria e Brendshme.

Megjithëse në parking ishin parkuar edhe vetura tjera, vetëm veturat e DSK-së ishin të dëmtuara.

“Sot në orën 8.05 është raportuar se në parkingun e MTV-së janë thyer xhamat e gjashtë veturave, në pronësi të DSK-së dhe një veture në pronësi të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Planifikim Urban. Janë marrë masa dhe aktivitete për ta zbardhur rastin “ – thonë nga Ministria e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.