Tuesday , August 21 2018

Shkup: Spitali shtetëror i ‘mbuluar’ nga bërllogu (video)

Qese të shqyera, shishe të zbrazëta, mbeturina pothuajse kudo që të ktheheni. Disa nga kontejnerët për mbeturina janë pothuajse të plota, ndërsa disa prej tyre edhe pse të zbrazëta, mbeturinat qëndrojnë pranë tyre. Pamja e keqe e higjienës në klinikat e Shkupit vazhdon të jetë një problem i madh edhe gjatë temperaturave të larta. Pacientët që ulen në hijet e parqeve që fshihen nga dielli i nxehtë, janë të rrethuar nga mbeturinat, që me sa duket nuk është pastruar me kohë. Ata që takuam në rrethin e spitaleve ankohen se është shumë e papastër dhe theksojnë nevojën për pastrim të rregullt si prioritet, percjell Fakte.

“Ambienti tregon vetë, nuk duhet të folët. Nuk është e pastër. Çfarë të them, mbeturina kudo, tani pak duket më pastër nga ajo më parë. Por ende ka nevojë për pastrim.”

“Është katastrofë. Për shembull, në hyrje nuk mund të rrish, është keq për të sëmurët. Duhet të punohet pak në këtë shtet. Dobët”.

“Sipas nesh, çdo ditë duhet pastruar. E shikoni tani a është e pastruar ose jo”.

“Katastrofë Nuk kam asnjë fjalë, katastrofë e vërtetë “.

Një muaj më parë, një grup punonjësish kulturorë organizuan një aksion për pastrimin e Qendrës Klinike, të nxitur nga niveli i ulët i higjienës. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe atëherë tha se nuk do të shpallin më tenderë për përzgjedhjen e një kompanie që do ta pastrojë Qendrën Klinike dhe se këtë ia ka lënë Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale”. Nga Qyteti i Shkupit shpjegojnë se kanë shprehur gatishmërinë për të mbajtur higjienën, por kjo varet nga shërbimet e qendrës klinike dhe procedurave të prokurimit publik. Drejtori i Higjienës Komunale, Abdusamed Shabani, tha për Alsat M se ende nuk është arritur një marrëveshje për të mirëmbajtur higjienën e Klinikës.

Ne patëm bisedime, por asgjë zyrtare .Ne jemi të gatshëm për të ofruar mundësitë tona, por ende presim vendim nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i përket pjesës financiare, nuk thuhet se sa do të kushtonte ajo dhe mendoj se kërkohet korniza ligjore për të paguar shërbimin tonë “- tha Abdusamed Shabani – Drejtor i Higjienës Komunale.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk arritëm të marrim përgjigje se kur duhet të përfundohet procedura për Higjienën komunale në mënyrë që të fillojë pastrimi i oborrit në kompleksin e klinikave./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.