Wednesday , August 4 2021

Shkup: Rreh mysafirët me shkop, gruaja shtatzëne e lënduar rëndë

Një çift ka lajmëruar policinë se janë sulmuar fizikisht nga kusheriri i tyre tek i cili kishin qenë mysafir, shkruan Fakte. Çifti, së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin shkuar mysafir tek N.J., por pas pak ai ka filluar t’i sulmojë me shkop druri në prani të fëmijëve.

Gruaja shtatzanë ka përfunduar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” ku i është dhënë ndihma e parë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e motiveve dhe të rastit në tërësi./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *