Thursday , June 24 2021

Shkup, Rishfaqen sulmet ndaj nxënësve shqiptarë në lagjet maqedonase

Rishfaqen sulmet e grupeve të huliganëve maqedonas ndaj nxënësve shqiptarë që mësojnë në shkolla që gjenden në vendbanime maqedonase, shkruan Fakte. Disa incidente të tilla kanë ndodhur një pas një ditët e kaluara, ndërsa prindërit të brengosur flasin se bandat maqedonase për çdo ditë po rrahin dhe terrorizojnë nxënësit shqiptarë, ndërsa policia, edhepse ka evindentuar rastet, nuk ka ndërmarrë asgjë për t’i zbuluar huliganët.

Rasti i fundit ka ndodhur dje në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë, në afërsi të shkollës së mesme profesionale “8 shtatori”. A.K.(48) nga Vizbegu i Shkupit, në orët e mbrëmjes ka paraqitur në stacionin e policisë “Gazi Babë”  se rreth orës 12 të njejtën ditë djali i tij 17 vjeçar ka qenë cak i sulmit fizik nga një grup huliganësh, të cilët kanë ardhur në shkollë për t’i sulmuar shqiptarët. Në këtë moment, njëri nga tre shokët është strehuar në objektin e shkollës, ndërsa dy prej tyre janë drejtuar kah stacioni i autobusëve ku edhe kanë pësuar. Nga sulmi, 17 vjeçari ka ngelur me krahun e thyer dhe lëndime të tjera trupore.

Edhe më herët, nxënës shqiptar kanë qenë cak i sulmeve të ngjajshme të grupeve të organizuara maqedonase, por as atëherë as tani MPB nuk zbuloi autorët dhe askush nuk mori përgjegjësi./FAKTE.Net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *