Thursday , June 21 2018

Shkup: Protestojnë familjarët e viktimave nga rasti “Monstra”

Familjarët e të rinjëve të vrarë tek liqeni i Smilkovës, i njohur si rasti “Monstra”, sot në ora 12 do të protestojnë para gjykatës në Shkup, shkruan Fakte. Ata nën moton “Drejtësi për viktimat tek liqeni i Smilkovës” kërkojnë zbardhje të plotë të rastit.

Pasi të dënuarit me burgim të përjetshëm u lëshuan dhe lënda u kthy nga fillimi, në seancën e fundit që u mbajt para disa ditëve, një nga prindërit e të vrarëve akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Zoran Zaev dhe partinë e tij LSDM se po manipulon drejtësinë në këtë rast, për përfitime politike. Ai kërkoi nga gjykata të sjellet me forcë Zaevin në gjykatë për të dëahmuar si dhe të bastiset selinë e LSDM-së për të gketur bisedën telefonike që ua kishte premtuar Zaev para zgjedhjeve, e cila shpresohet se do të ndihmonte në zbardhjen e rastit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.